leoni

Uran Ismaili: Albin Kurti i krahason votuesit e Drenicës me ata të Kralevës dhe me huliganët serbë në veri të Mitrovicës

Uran Ismaili: Albin Kurti i krahason votuesit e Drenicës me ata të Kralevës dhe me huliganët serbë në veri

Uran Ismaili ka thënë se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka ngritur paralele me vizitën e tij në veri të Mitrovicës dhe në Skenderaj. Ai ka thënë se kjo nuk është veç dashakeqësi, por është edhe tepër e rrezikshme për të kaluarën dhe për të ardhmen tonë. “Historia është ajo që i pengon Albin Kurtit. Historia e Drenicës. Historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lidhja e saj me Partinë Demokratike. Historia e lavdishme e Kosovës. Kjo histori i dhemb Albin Kurtit, sepse ai nuk ka hise në të. E ai i kërkon të gjitha. Kurti e ka vizituar Skenderajn edhe të tjera herë, dhe kurrë s’ka pasur probleme. Por, sot e vizitoi pas Veriut, me policë më shumë se në Veri. Sepse, dëshiroi të tërhiqte paralele mes Skenderajt dhe Veriut. Ky ishte qëllimi i tij, t’i krahasonte votuesit tanë me ata të Kralevës dhe me huliganët serbë në Veri. Skenderajn e UÇK-së, të dhimbjes e krenarisë shqiptare, ky njeri nuk do të mund ta poshtërojë dhe nënshtrojë asnjëherë, sado që të provojë. Përkundrazi. Kushdo që e ka tentuar këtë, e ka poshtëruar historia”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …