Vlora Çitaku: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë nevojë për leksione të Besnik Bislimit

Vlora Çitaku: Hipokrizia ka emër Kosova nuk ka ambasadë në Bashkimin Evropian, Brukseli mos të na jep leksione

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe paralajmërimit që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem. “Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai.  Pas këtij qëndrimi të Bashkimit Evropian ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku. Ajo tha se hipokrizia ka emër dhe se Kosova nuk ka ambasadë në Bashkimit Evropian. “Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.  Që besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE-së. Kishte qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.  Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës ?! Nejse… për viza nuk po foli ma mirë”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …