Disa medie në Greqi alarmojnë lidhur me zhvillimet e fundit në mosmarrëveshjet me Greqisë e Turqisë. Ato bëjnë të ditur se kryetari i Turqisë, Erdogan, me anë të një dekreti presidencial ka firmosur një vendim lufte për pushtime në shkallë të gjerë. Sipas artikullit në medie ekziston mundësia që për pushtimin të përdoret Shqipëria apo dhe Maqedonia e Veriut. Greqia duhet t’i japë alarmin komunitetit botëror pas zbulimit të Dekretit Presidencial të nënshkruar nga Rexhep Tajip Erdogan. Ky dekret presidencial kërcënon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Greqisë, integritetin e Greqisë, sigurinë e rajonit më të gjerë, integritetin kombëtar të çdo vendi që mund të jetë një pengesë për planet e Turqisë. Me këtë Dekret Presidencial, Turqia mund të pajisë çdo vend që dëshiron, madje pa regjistruar zyrtarisht, me armë. Turqia mund të pajisë për shembull Shqipërinë dhe Shkupin me armë turke për të goditur Greqinë. Ky dekret presidencial është një sinjal rreziku kryesisht për Greqinë, e cila më në fund duhet të kuptojë se Erdogan nuk nënshkruan dekrete presidenciale për shaka, por atë që e thotë, ai e bën, thuhet në artikullin e mediumit Olimpia, në Greqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …