Nexhmi Lajçi: Populli do ta heq pamëshirshëm bimën e egër nga listat e votimit bashkë me injorantët

Nexhmi Lajçi: Populli do ta heq pamëshirshëm bimën e egër nga listat e votimit bashkë me injorantët

Populli do ta heq pamëshirshëm bimën e egër nga listat e votimit bashkë me injorantët dhe papunëtorët e sidomos të imponuarit “misionarë” pranë liderëve politik

(Ripërsëritje në prag të zgjedhjeve) Të nderuar bashkëluftëtarë, koha po dëshmon se trimat e lirisë është dashur që krahas luftës kundër pushtuesit të bëjnë luftë edhe kundër bimës së egër, brenda radhëve të popullit të vet.

UÇK-ja pati qëllim që popullin e vet ta paraqes si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetedijësoj, por po shihet se paska gabuar. Tradhtarët janë si gjarpri helmues, prandaj gjarpri është dashur të goditet në kokë. Çdo popull në botë i dënon me vdekje tradhtarët e vet.

Andaj duke mësuar nga pësimet tona do të dal një Avni Rrustem i Ri që do t’ua jap dënimin e merituar atyre që këtë dënim e kanë merituar më herët. Bashkëpunëtorët e Serbisë dhe tradhtarët nuk kanë ndërruar asgjë në taktikën e tyre, por sot tradhtinë e bëjnë përmes gazetave të tyre “kombëtare”, kolltukëve të tyre “institucionale” dhe padronëve të tyre “ndërkombëtarë”.

 Këtë e bëjnë për të mbrojtur tradhtinë e tyre të vazhdueshme, duke u nisur nga “parimi” se i helmuari shërohet me helm. Krenarinë e këtij kombi e kthyen heronjtë e rënë dhe të gjallë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bijat dhe bijtë më të mirë të kombit shqiptarë.

Ata që dje etiketuan dhe tentuan ta përçajnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot ndihmojnë dhe përkrahin konstruktimet gjyqësore kundër fatosave të saj dhe tentojnë t’i vrasin simbolet më të shenjta të këtij kombi-flamurin dhe himnin kombëtar.

 Sot, në historinë tonë më të re, prap historia po shkruhet duke u ballafaquar vlerat me anti-vlera. Paaftësia për ta pastruar bimën e egër brenda radhëve tona gjatë luftës na terrorizoj edhe për dy dekada pas lufte, ta fillojmë pastrimin që sot e të jetojmë të lumtur për shumë mot.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …