PSD-ja ka mbajtur një aksion simbolik dhe ka lënë një mesazh për partinë e Albin Kurtit

PSD-ja ka mbajtur një aksion simbolik dhe ka lënë një mesazh për partinë e Albin Kurtit

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik ku në muret e qeverisë ka lënë një mesazh për partinë e Albin Kurtit. Aktivistë të kësaj partie në ndërtesën e qeverisë kanë vendosur mbishkrimin “Krejt dhe drejt = i gjithë pushteti i sovjetëve”. Pasa medieve ka folur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se kjo parullë e përdorur para një shekulli përshkruan mirë domethënien e zgjedhjeve në Kosovë. Krejt pushteti sovjetëve ishte parullë bolshevike kundër aleatëve liberal dhe kundër institucioneve qendrore, drejt sovjetëve që ishin këshillat e punëtorëve. “I njëjtë është procesi këtu. Në emër të luftës ndaj regjimit të vjetër po na përvidhet një ‘shpëtimtar’. Ky shpëtimtar para pak kohësh ndërroi statutin partiak dhe mori kompetencat për vete; pastaj, mësynë presidencën dhe e shndërruan në zyre partie; në radhe ishte sulmi ndaj KQZ-së; pastaj erdhi slogani ‘krejt pushteti sovjetëve’ në versionin kosovar. Të gjitha për liderin suprem! Populli është një, vullneti i tij trupëzohet tek lideri suprem”, ka thënë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …