21 vjet nga masakra në veri të Mitrovicës në të cilën kriminelët serbët vranë mizorisht 10 civil shqiptarë

21 vjet nga masakra në veri të Mitrovicës në të cilën kriminelët serbët vranë mizorisht 10 civil shqiptarë

Sot  janë mbushur 21 vjet që nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, e ku  ‘Rojat e Urës’ vranë 10 shqiptarë, të cilët ishin fëmijë, gra e pleq,  duke lënë të plagosur  shumë të tjerë, dhe u dëbuan diku rreth 12 mijë banorë shqiptarë. Personat të cilët u vranë atë natë  ishin Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë. Në anën tjetër Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kurse në janarin e 2018-së, Oliver Ivanoviq u vra me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …