Nexhmi Lajçi

Nexhmi Lajçi: Ata që etiketuan dhe bënë përpjekje ta përçajnë UÇK-në, sot ndihmojnë e përkrahin gjyqet kundër tyre

Koha po dëshmon se trimat e lirisë është dashur që krahas luftës kundër pushtuesit të bëjnë luftë edhe kundër bimës së egër, brenda radhëve të popullit të vet.

UÇK-ja pati qëllim që popullin e vet ta paraqes  të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria, ndërsa  liria do t’i bëjë të vetëdijshëm,  por po shihet se paska gabuar. Tradhtarët janë si gjarpri helmues, prandaj gjarpri është dashur të goditet në kokë. Çdo popull në botë i ka dënuar dhe i  dënon me vdekje tradhtarët nga radhët e veta.

Andaj duke mësuar nga pësimet tona, do të dalë një Avni Rrustem i Ri që do t’ua jap dënimin e merituar atyre që këtë dënim e kanë merituar më herët. Bashkëpunëtorët e Serbisë dhe tradhtarët nuk kanë ndërruar asgjë në taktikën e tyre, por sot tradhtinë e bëjnë përmes gazetave të tyre “kombëtare”, kolltukëve të tyre “institucionalë” dhe padronëve të tyre “ndërkombëtarë”.

Këtë e bëjnë për të mbrojtur tradhtinë e tyre të vazhdueshme, duke u nisur nga “parimi” se i helmuari shërohet me helm. Krenarinë e këtij kombi e kthyen heronjtë e rënë dhe të gjallë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bijat dhe bijtë më të mirë të kombit shqiptar.

Ata që dje etiketuan dhe tentuan ta përçajnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot ndihmojnë dhe përkrahin konstruktimet gjyqësore kundër fatosave të saj dhe përditë përpiqen  t’i vrasin simbolet më të shenjta të këtij kombi-flamurin dhe himnin kombëtar.

Sot, në historinë tonë më të re, prapë historia po shkruhet duke u ballafaquar vlerat me anti-vlera. Paaftësia për ta pastruar bimën e egër brenda radhëve tona gjatë luftës na terrorizoi edhe për dy dekada pas luftës. Andaj ta fillojmë pastrimin që sot e të jetojmë të lumtur për shumë mot.

Populli duhet  heq pamëshirshëm bimën e egër nga listat e votimit, bashkë me injorantët dhe pa punëtorët e sidomos të imponuarit “misionarë” pranë liderëve politikë…

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …