leoni

Meliza Haradinaj-Stublla: Kosova është për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Meliza Haradinaj-Stublla: Kosova është për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, priti sot në takim njoftues Nabila Alshamsi, Ambasadore jo-rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderoi për ndihmën e deritanishme të EBA-ve. Po ashtu, ministrja tha se në këtë takim ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të shfrytëzuar momentumin e ri për të kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. “Përshëndeta arritjen e Abraham Accords nga EBA dhe Izraeli, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe theksova rëndësinë e impetusit të përbashkët të vendeve tona për zgjerimin e diametrit të paqes dhe sigurisë në Ballkan e në Lindjen e Mesme”, u shpreh ajo dhe shtoi se “përmes angazhimit të përbashkët të Kosovës dhe EBA-ve me partnerin tonë të përbashkët Amerikën, vendet tona do të vazhdojnë të jenë garanci për qëndrueshmërinë e sigurisë e paqes në të dy rajonet”. Shefja e diplomacisë kosovare theksoi se Kosova është mirënjohëse për rolin kryesor që SHBA-të kanë pasur në arritjen e Marrëveshjeve të Abrahamit, e po ashtu, edhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit. “Shpreha gjithashtu përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve të reja nga EBA në Kosovë përmes zotimit të marrë për organizimin e Forumeve Ekonomike”, u shprehu ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …