Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj- Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, të shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhor Shaqir Totaj dhe strukturat e degës, ditën e parë të fillimit të fushatës zgjedhore e kanë nisë, duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Kandidatët për deputetë, nga varrezat e dëshmorëve në Landovicë kanë theksuar se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve, neve kandidatëve për deputetë na obligon që të marrim përgjegjësi për ndërtimin e shtetit përmes #Rimëkëmbjes së vendit dhe inkuadrimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë. Ata në fjalën e tyre kanë theksuar se sot në ditën e parë të fillimit të fushatës, po e ndiejnë thellë mungesën e krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, por jemi të bindur se ata do të kthehen fitimtar, sepse ashtu siç ditën të luftojnë për çlirimin e Kosovës, ashtu do të dinë ta mbrojnë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …