Ramush Haradinaj: E kemi për detyrë që t’ia lejojmë popullit tonë që vendos për unionin Kosovë - Shqipëri

Ramush Haradinaj: E kemi për detyrë që t’ia lejojmë popullit tonë që vendos për unionin Kosovë – Shqipëri

Kandidati për kryetar të Kosovës nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas kësaj, Haradinaj mbajti një tubim me qytetarë në Skënderaj, duke thënë se nëse zgjidhet kryetar i vendit, do ta çojë vendin në NATO dhe sipas tij nëse kjo nuk ndodh ” e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri”. “Nuk ka më mirë se kur ndodhesh në memorialin e familjes  Jashari ku shihet sakrifica për liri, momentin e shpresës, mirë është të jemi të vetëdijshëm se çka na pret. Sa kam qenë unë Kryeministër, çdo projekt në Skenderaj e kam përkrah. Personalisht synoj ta udhëheq vendin si President”. “Duhet me forcu sigurinë e Kosovës dhe duhet të ecë vendi me integrime. Presidenti duhet të çojë vendin në NATO, nëse kjo nuk ndodh, atëherë e kemi për detyrë t’ia lejojmë popullit me vendos për unionin me Shqipëri. Kur votojmë me 14 shkurt është referndum për NATO. Ju lutem kujdes me votën, se vota është e shenjtë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …