Isa Mustafa: Vjosa Osmani nuk është frymëzuar nga LDK-ja kur ka thënë se Albin Kurti është sikur Hugo Çevezi

LDK-ja ka hapur fushatën zgjedhore në Besianë, në një nga komunat ku ka udhëhequr për disa vite me radhë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhor në Besianë, në një nga komunat ku për disa vite radhazi ka udhëhequr kjo parti. Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do të fitojë më 14 shkurt. Ne ia lëmë Vetëvendosjes sondazhet dhe ne do t’i marrim votat sepse ne kemi besimin e qytetarëve. E kemi qeverisur Kosovën dhe e kemi qeverisur në mënyrën më të mirë. Kemi pas besimin e qytetarëve dhe ne i besojmë atyre për këtë besim. I falënderojmë edhe për besimin që ia keni dhënë Agim Veliut këtu për kryetar të komunës, e nesër edhe kandidatin tjetër të LDK-së për kryetar komune. Se asnjëri prej nesh s’mund ta sheh Llapin pa e parë një njeri të LDK-së në krye të Podujevës, e një njeri të LDK-së në krye të Kosovës. Ne e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër. Njeri i mençur, i urtë, e që di të komunikojë me qytetarët e Kosovës”, ka thënë Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …