Kandidatët për deputetë të AAK-së nga Komuna e Deçanit kanë mbajtur një takim me banorët e fshatit Strellc

Kandidatët për deputetë të AAK-së nga Komuna e Deçanit kanë mbajtur një takim me banorët e fshatit Strellc

Kandidatët për deputetë të AAK-së nga Komuna e Deçanit kanë mbajtur një takim me banorët e fshatit Strellc, ku kanë shpalosur programin e partisë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ukë Osaj, kandidat për deputet ka bërë me dije se mbështetja për AAK-në në këtë fshatë ishte e madhe. Në fjalën e tij para banorëve të Strellcit ka kërkuar mbështetje për AAK-në, liderin e saj, Ramush Haradinaj dhe kandidatët për deputetë në këto zgjedhje. Arritja e paqes afatgjate dhe stabile në Kosovë është kusht i domosdoshëm që do të lejoj stabilitet të tillë brenda vendit. Veprimtaritë tona biznesore do të akumulojnë kapital të mjaftueshëm dhe investimet ndërkombëtare do të thithen në vendin tonë dhe si rezultat do të ketë ulje të papunësisë, ngritje të pagave dhe arritje të mirëqenies!. Udha që sjell paqe të qëndrueshme është me përfaqësimin e shtetit të Kosovës nga z. Ramush Haradinaj”, ka thënë Ukë Osaj, kandidat për deputet, i cili mban numrin 68 në listën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …