Fatmir Limaj: Fryma jonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit

Fatmir Limaj: Fryma jonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka takuar banorët e disa fshatrave të Malishevës. Limaj në këto takime, ka thënë se kauza e tyre “Me Çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare është duke jehuar fuqishëm në Llapushë dhe kudo nëpër Kosovë. “Pritja madhështore që ju bë mbrëmë çlirimtarëve të 121-it në Drenoc e Lladroc të Malishevës, është sinjal i qartë se fryma jonë kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit. U jam mirënjohës e falënderues bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve tanë në Drenoc e Lladroc, që janë rreshtuar krah nesh dhe kanë vendosur që më 14 shkurt të votojnë numrin 121, numrin e listës së çlirimtarëve, numrin e fitoreve”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …