Arbër Zaimi

Aktivisti, Arbër Zaimi urdhërohet të lëshojë Kosovën

Komisioni i Ankesave për të Huaj ka marrë vendim që aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi, duhet të largohet vullnetarisht nga Kosova dhe të njëjtit duhet t’i ndalohet hyrja për dy muaj. Nëpërmjet një reagimi, Vetëvendosje ka thënë se arrestimet që po i bën ky regjim autoritar, siç e quajnë Qeverisë e Isa Mustafës, nuk do t’i sprapsë ata nga përpjekja për ta bërë Kosovën republikë sovrane dhe demokratike. “Komisioni i Ankesave për të Huajt ka marrë vendim që të lërë në fuqi vendimin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim, sipas së cilit Arbër Zaimit i është dhënë Urdhër për Largim Vullnetar, dhe i është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës për dy muaj. Dëbimet dhe arrestimet nuk do të na ndalin në synimin tonë për ta bërë Kosovën republikë sovrane e demokratike. Qeverisja e Kosovës çdo vit po vendoset në Raportet e Freedom House si vend gati autoritar, dhe në reagimet e Amnesty International si qeverisje që promovon dhunën në vend të të drejtave. Asnjë regjim autoritar nuk do ta ketë të gjatë me tiraninë e vet mbi popullin tonë!”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …