N.P.L ,,Higjiena’’ vazhdon çdo ditë të jet në shërbim të qytetarit

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë në disa fshatra të komunës së Deçanit, por edhe në qytet mbeturina, mirëpo punëtorët e .N.P.L ,,Higjiena’’ janë në realizim të detyrave të tyre, që ne ta kemi një ambient të pastër. Javën e nisen dukë pastruar kanalet dhe urat në qytet konkretisht në rrugën ,,Nagip Cacaj’’ ndërsa sot  e filluan ditën me  punë në fshatin Carrabregu i Epërm, duke pastruar mbetjet e vërshimeve të fundit në urën dhe kanalin që kalon afër Xhamisë së fshatit. Në vazhdimësi po bëjmë përpjekje që të jemi në shërbim të qytetareve, çdo ditë në çdo fshat dhe në qytet thotë kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Kastriot Hulaj, i cili ishte në teren bashkë më punëtoret të cilët po bënin punën e tyre. Për ne si Ndermeje me rëndësi është shëndeti i qytetarëve  andaj ne jemi të gatshëm 7 ditë në javë në shërbim të tyre duke i falënderuar edhe qytetarët për bashkëpunimin që kanë dhe vetëdijesimi i tyre  që bashkë ta kem një vend siç e meritojmë, të pastër dhe pa mbeturina. Kur jemi bashkë qytetar-punëtorë pa dyshim edhe suksesi do të jetë ai i cili vërehet kudo tha Hulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …