Fondacioni Jeshil bënë hapjen e ENTROPY – Festivalit Mjedisor për Prosperitet të Përbashkët nën temën “E Drejta në Ushqim”

Fondacioni Jeshil bënë hapjen e ENTROPY – Festivalit Mjedisor për Prosperitet të Përbashkët nën temën “E Drejta në Ushqim”

[Prishtinë, Kosovë] – Organizuar nga Fondacioni Jeshil sot në Kino Armata u bë hapja e ENTROPY – Festivalit Mjedisor Për Prosperitet Të Përbashkët i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve të Kosovës për Mbeturinat Ushqimore dhe Veprimin Klimatik përmes fuqisë së kinematografisë.

Lista e kuruar e filmave dokumentar dhe panel diskutimet e moderuara do të na tregojnë, ashtu siç e ceku edhe drejtori i Fondacioni Jeshil në fjalimin e tij hapës, që e Drejta në Ushqim nuk është liria nga uria. E Drejta në Ushqim nuk është lëmoshë. Përkundrazi, E Drejta në Ushqim nënkupton që cdo kush ka të drejtë që ushqimi i tyre të jetë adekuat, në dispozicion dhe i arritshëm. Pas hapjes u shfaq filmi dokumentar “Kiss the Ground” i regjisorëve Rebecca Harrell Tickell dhe Josh Tickell.

ENTROPY Fest do të zgjasë nga data 4 deri më 10 Shkurt dhe është i hapur për të gjithë. Gjatë katër ditëve të para do të ketë shfaqje filmash në Kino Armata dhe njëkohësisht filmat do të shfaqen edhe në platformën online entropy.fondacionijeshil.org për audiencën e gjerë gjatë shtatë ditëve të festivalit. Gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë festivali do të ketë edhe panele diskutimi në të cilat do të elaborohet tema e festivalit më gjerësisht si në kontekstin global ashtu edhe në atë vendor.

Festivali ENTROPY organizohet në kuadër të nismës “Let’s Talk About Food Waste” e cila synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesit në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem. Nisma “Let’s Talk About Food Waste” zbatohet nga Fondacioni Jeshil në kuadër të konzorciumit të projektit HumanRightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund. Gjithashtu, kjo nismë mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …