Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit Hakif Zejnullahu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar kundër veprimit të Vetëvendosjes. “Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre. Heronjët mbesin dhe janë ata të cilët me kontributin e tyre sot edhe e festojmë lirinë.”, ka shkruar ai. Zejnullahu ka thënë që ky veprim ka të bëjë me kohën e komunizmit dhe çdo keqpërdorim me heronjtë dhe shtatoret e tyre është i papranueshëm dhe duhet të dënohet. “Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njejtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje.”, ka shkruar Zejnullahu. Lëvizja Vetëvendosje nga e marta ka filluar vendosjen e shiritave të kuq nëpër qytetet e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …