Në Komunën e Hanit të Elezit diskutohen sfidat mbi Riintegrimin e të kthyerve

Në Komunën e Hanit të Elezit është organizuar një tryezë diskutimi “sfidat mbi Riintegrimin e të kthyerve”, ku pjesëmarrës ishin anëtarë të strukturave të sigurisë nga Komuna e Hanit të Elezit, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Toger Nuhi Dema Komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit, Nusret Shiti nga KBI, Visar Hasallari nga KVRL, Ganimete Gërbovci, shefe e Divizionit për Siguri, Parandalim dhe Riintegrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Esat Aliçkaj Zyrtar për Integrim nga IOM-i partnere në projekt si dhe Liridon Bushi dhe Bujar Reçi, bashkëpunëtor të IOM-it nga Hani i Elezi. Tryezën e punës e hapi kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me prezantimin e gjendjes së sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, me theks në angazhimin e komunës për Parandalimin dhe Riintegrimin e personave të kthyer. Ndërsa Ganimete Gërbovci, shefe e Divizionit për Siguri, Parandalim dhe Riintegrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha se procesi i riintegrimit të personave të radikalizuar paraqet një proces kompleks, përmes së cilit MPB-ja synon që këta persona të mund të bashkohen sërish me komunitetin dhe të jenë pjesë e dobishme e tij, përmes procesit të riintegrimit dhe rehabilitimit. Ky proces nuk kërkon vetëm asistencë direkte për këta individ, por edhe mbështetje më të gjerë për përpjekjet e institucioneve për të përshtatur në mënyrë që të bëhet një riintegrim i suksesshëm. Esat Aliçkaj, Zyrtar për Integrim nga IOM-i tha se kjo organizatë është partnere në këtë projekt me qëllim të përkrahë personat në procesin e riintegrimit përmes programeve të ndryshme me qëllim të vetëpunësimit të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …