Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka paralajmëruar sot padi ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Ai para simpatizantëve të partisë nga Lipjani dhe Shtimja, tha se ky do të jetë qëndrimi i parë i Nismës në legjislaturën e tetë në Kuvendin e Kosovës. Limaj duke drejtuar akuza ndaj oponentëve të tij politikë tha se në Kuvend dhe Qeveri duhet të ketë zë të çlirimtarëve, e jo të atyre, siç tha që kanë dilema për gjenocidin serb në Kosovë. Krahas kësaj, Limaj në ditën e tretë të fushatës, tha se Kosova ka nevojë për qeverisje me përvojë dhe pjekuri politike. Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Limaj tha se në Kuvend duhet të ketë njerëz që njohin gjuhën diplomatike. Gjatë këtij tubimi partiak u prezantuan edhe kandidatët e Nismës për deputet nga qyteti i Lipjanit dhe Shtimes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …