Enver Hoxhaj në Kamenicë: Përfundimi i autostradës së Anamoravës, prioritet i Qeverisë sime

Enver Hoxhaj në Kamenicë: Përfundimi i autostradës së Anamoravës, prioritet i Qeverisë sime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Kamenicë, ku ka shpalosur planin e PDK-së për Rimëkëmbje. Ai ka thënë se kanë paraparë 500 milionë euro mbështetje për ndërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha, për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia. “Ne për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme, për ndërmarrjet e mëdha e kemi ndarë një buxhet, i cili e kap shumën prej 500 milionë. Një fond prej 500 milionë eurosh, ku ne do të ndihmojmë të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, në formë të grantit. Shpërblimi  sjellë mjete që nuk kthehen prapa, me qëllim që këta realisht të zhvillojnë ekonominë tonë, me qëllim që këta të rrisin ekonominë tonë. Ne nuk mund të rrisim territorin tonë, por ne mund të rrisim ekonominë, mirëqenin tonë dhe të krijojmë vende të reja të punës, ka thënë Enver Hoxhaj, i cili është zotuar se në Qeverinë e udhëhequr nga PDK-ja do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për të gjitha kategoritë.

Duke folur për arsimin, Hoxhaj ka rikujtuar problemet që kanë pasur nxënësit në komunën e Kamenicës, ku ka thënë se veprimet që ka ndërmarrë kryetari i kësaj komune në mbylljen e shkollave kanë dëshmuar dështimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Në raport me këtë, Hoxhaj është zotuar se do të ketë shkollë kudo që ka nxënës. Në Kamenicë, ai ka folur edhe për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, përfundimin e së cilës, qeveria e tij thotë se do ta ketë prioritet.

“Autostradën do ta kemi prioritet të dorës së parë sapo të bëhem kryeministër, që kjo pjesë e Kosovës të lidhet në mënyrë të mirëfilltë me qendrën, por mbi të gjitha të shërbejë edhe Kamenica, edhe Gjilani, edhe Vitia, si zonë që kufizohet edhe me shqiptarët e Maqedonisë, por edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, si një zonë e përbashkët e zhvillimit. Hoxhaj ka theksuar se me të në krye të ekzekutivit, prioritet do të jetë ruajtja e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …