Në Rakinicë të Skenderajt po ndërtohet rezervuari i ujit të pijshëm

Në kuadër të fillimit të realizimit të projektit për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për 12 fshatra të komunës së Skenderajt, në fshatin Rakinicë tashmë po ndërtohet rezervari i ujit i cili do të mundësojë furnizimin me ujë të banorëve të fshatrave përreth.

Për të parë nga afër punët që po bëhen këtu, Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka qëndruar në Rakinicë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij si dhe nga përfaqësuesit e kompanisë së ujësjellësit.

Furnizimi me ujë të pijshëm është nevojë imediate e banorëve të fshatrave të Skenderajt, prandaj prioritet i punës së institucioneve lokale është shtrirja e rrjetit të ujësjellësve në fshatrat e Skenderajt si dhe rritja e kapaciteteve prodhuese të ujit nga ujësjellësi i Mitrovicës.

Në këtë drejtim po punohet fuqishëm në dy aspekte kryesore; rritja e kapacitetit të furnizimit, si dhe shtrirja e rrjetit në terren. Komuna e Skenderajt tashmë ka filluar punët në dy drejtime falë bashkëpunimit me CDI-në dhe LUX-Dev, të cilat po financojnë bashkë me komunën realizimin e këtyre projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …