Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se do të pranojnë sot pakot e para të supozuara me fletëvotime. Këto pako janë nga DHL dhe pritet të arrijnë në Kosovë në orën 15:00. “Këto pako të përcjellura nga Policia e Kosovës, pastaj do të vendosen në hapësirën e ruajtjes, e cila gjendet në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim. Kjo zyrë po ashtu ka ftuar partitë politike dhe organizatat të cilat kanë të akredituar vëzhgues që të vëzhgojnë procesin.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …