leoni

Hoti: Nuk do të lëshojmë rrugë për ata që dhunojnë vlerat evropiane

Hoti: Marrëveshja e Uashingtonin e kundërshtua kur u nënshkrua por tani po sjell rezultate konkrete

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti gjatë fjalimit para anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së u përqendrua te marrëveshja e nënshkruar në Uashington dhe nga kundërshtuesit e saj. Ai theksoi se të gjitha partitë politike në Kosovë ishin kundër kësaj marrëveshje ndërsa tani po heshtin kur po i shohin rezultatet e saj, 1 miliard investime që kanë filluar të alokohen në Kosovë, njohjen nga Izraeli, përfshirjen e ushtrisë sonë në misione paqeruajtëse e rezultate të tjera. “U bënë bashkë të gjithë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës për të kundërshtuar dhe minuar Marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e nënshkrova me presidentin Trump. Disa kishin paranoja për thika dhe harta, për gjoja copëtimin e Kosovës, disa kundërshtonin sepse dëshironin të ishin protagonistë, ndërsa disa të tjerë synon të sabotonin shtëpinë vet për konsum të brendshëm. Unë dhe partia ime qëndruam fuqishëm, pasi që në Shtëpinë e Bardhë është sublimuar pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës dhe asnjë e keqe nuk vjen nga partnerët tanë historik dhe strategjik, theksoi në mes tjerash, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …