Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për Vjosa Osmanin dhe listën e saj se kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksiste-leniniste. Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në të cilën Peci e ka luftuar”, është shprehur Haziri. Duke folur edhe për deklaratat e Vjosa Osmanit ku kjo tha se ishte e ndikuar nga LDK-ja derisa kishte folur keq për Albin Kurtin, Haziri tha se ajo është e pandikuar, nuk mund të ndikohet nga askush. Nëse po flisni për një zonjë që ka guxim politik, nuk mund të flasim për ndikueshmëri. Nëse atëherë ka qenë e ndikueshme, sot nga kush është e ndikueshme? “Servilë, sejmen dhe lëpirësa të politikave të LDK-së janë mu ata që fshehën pas këtyre thënieve, unë i ftoj në një debat të hapur. Krejt servilët e LDK-së dhe ata që politikat e saj i kanë realizuar për qëllime personale të përkthyera në pozita… janë bërë bashkë sepse duan të shftytëzojnë edhe më shumë LDK-në ka thënë, Lufti Haziri në një debat televiziv.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …