Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj fushatën zgjedhore e ka zhvilluar në Ferizaj e Kaçanik. Duke shpalosur programin qeverisës të partisë që drejton, ai drejtoi kritika edhe ndaj zërave që vijnë në adresë të tij nga Beogradi zyrtar. Me këtë rast, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se nuk pret që Kosova të njihet nga kryetari i Serbisë, Aleksander Vuqiq dhe populli i saj por do të angazhohet për bashkim kombëtar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Përveç në Ferizaj e Kaçanik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fushatë ka zhvilluar edhe në rajonin e Drenicës ku ka shpalosur programin e saj qeverisës duke shfaqur besimin se Forca e Kosovës me përkrahjen e Drenicës po ecin rrugës së fitores, e cila do të kurorëzohet me 14 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …