Kandidatit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj para anëtarëve dhe simpatizantëve në Shtime ka deklaruar se vetëm PDK-ja ka ekip dhe plan konkret e partitë tjera projektime ëndrrash. Së pari duam të zhvillojmë ekonominë, të zbusim papunësinë, të krijojmë vende te reja të punës, të rrisim mirëqenien e qytetarëve për atë prioritet i ynë i parë është zhvillimi ekonomik i Kosovës, krijimi i fondit i cili do të mbështetet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 500 milionë euro. Nëse një familje ka pasur dy apo tre dëshmorë nuk të merr një pension por dy, tre, katër pensione sa dëshmorë ka, nëse dikush është veteran dhe kontratë pune do të marrë edhe pensionin e rritur. Ne do të rrisim pagat për mësimdhënësit të nivelit fillor 600 euro, për shkollat e mesme 700 euro, për Policinë e Kosovës në 750 euro, për infermiere në 650 euro, ka theksuar në mes tjerash kandidatit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …