Mikrobiologu i shquar, Lul Raka ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ndaj koronavirusit, sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka theksuar më tutje se varianti i ri i COVID-19 duhet të jetë alarm për të gjithë. Mikrobiologu, Lul Raka ka shpjeguar se ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale por vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave. Ai ka thënë se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës sepse në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës dhe se pas vaksinimit do të kthehet jeta normale.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …