Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar edhe një tjetër marrëveshje të re, të firmosur me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan. Përveç Spitalit të Fierit, i cili ka nisur tashmë punën me financimin turk, Rama tha se ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë turke edhe për një investim të konsiderueshëm, në Gjirokastër. “Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm të shtëpive, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të degradojnë edhe më tej”, ka sqaruar kryeministri, Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …