Deçani pritet që vitin e ardhshëm garat e sportit t’i zhvillojë në terrenin e vet  sportiv

Nënshkrimi i Memorandumit  mes kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj dhe Ministrit të Kulturës Rinis dhe Sportit z.Kujtim Shala, në vlerë prej 350.000 euro  lë për të kuptuar se projektet e nisura  më herët  për ndërtimin e  Palestrës  Sportive dhe Stadiumin e futbollit në qytetin e Deçanit  do të mbyllën këtë vit  dhe  Deçani po bëhet me një kompleks sportiv modern.

Jam falënderues ndaj ministrit Kujtim Shala për përkrahjen e tij për përmbylljen e dy projekteve, Palestrën Sportive dhe Stadiumin e futbollit tha më këtë rast kryetari Selmanaj duke shtuar se vendi ku janë ngritur këto dy projekte vështir se mund të ketë vend tjetër më të bukur në gjithë Evropën, se sa ky në Deçan, buzë bjeshkëve, ku freskinë e ajrin e ndjen mu në mes të verës tha kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj pas nënshkrimit të këtij Memorandumi.

Edhe Ministri Shala më këtë rast tha se premtimin e dhënë gjatë inspektimit të punimeve vitin e kaluar se do të përmbyllen punimet brenda vitit 2016  e finalizuam më nënshkrimin e këtij Memorandumi. Deçani ka një vend jashtëzakonisht të bukur dhe investimet për ndërtimin e Palestrën Sportive dhe Stadiumit të qytetit kanë qen të nevojshëm në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …