Ministri Zharku dhe kryetari i Besianës nënshkruan Memorandum mirëkuptimit

Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës në vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Besianës, nënshkruan në Prishtinë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Besianës, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për  realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugëve në fshatrat Doberdoll, Majac, Merdar, Kushevicë, Batllavë-Dyz dhe Herticë-Surdullë, pastaj, asfaltimin e rrugës Ballaban-Orllan dhe asfaltimin e rrugëve në qytetin e Besianës.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 2 milionë e 300 mijë eurosh dhe në tërësi është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me 30 prill përkujton 26-vjetorin e rënis së Komandantit Ilaz Kodra

Në nderim të 26-vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve …