Agim Veliu thotë se më 14 shkurt do të rrëzohen piramidat e sondazheve në Kosovë

Agim Veliu thotë se më 14 shkurt do të rrëzohen piramidat e sondazheve në Kosovë

Kryetari i degës së LDK-së, në Besianë, Agim Veliu, ka thumbuar kandidatin për kryeministër nga radhët  Vetëvendosjes, Albin Kurti. Para llapjanëve në tubimin e prezantimit të kandidatëve për deputet nga kjo pjesë, Veliu ka thënë se më 14 shkurt do të rrezohen piramidat e sondazheve. “14 shkurti do të jetë ditë e se vërtetës dhe reflektimit. Do t’ju tregojmë të gjithëve se Llapi do të vazhdoj të frymoj lirshëm. Brigadat e kuqe komuniste marksiste e leniniste, sërish kanë dal në sipërfaqe për të mbjell farën e se keqes. Ata këto ditë për të dëshmuar kush janë po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithë andej. Ne nuk do t’i lejojmë. Llapjan të dashur nuk do të skuqet Llapi e as nuk do të izolohet Kosova. Më 14 shkurt do të rrëzohen piramidat e sondazheve”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …