Formohet Këshilli Organizues për 17 shkurtin-Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Kryetari i komunës së Rahoveci, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka caktuar Këshillin Organizues për 17 shkurtin-Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në pikën 1 të vendimit, këshilli do të ketë këtë përbërje: Muharrem Morina, kryesues; Avni Morina, anëtar;  Afrim Dina, anëtar; Saranda Sallteku, anëtare; Qëndresa Duraku, anëtare; Qemajl Krasniqi, anëtar; Shedat Ukaj, anëtar; Vajdin Berisha, anëtar dhe Naser Dula, anëtar. Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues për 17 shkurtin, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka për detyrë shpërndarjen e ftesave për grupet dhe individ të rëndësishëm, të bëjë ndarjen e mirënjohjeve, bën seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, të bëjë rregullimin e skenës dhe vendit ku do të zhvillohen aktivitetet dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet organizative për mbarëvajtjen e kësaj feste.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …