Në Ferizaj filloi realizimi i projekteve të para të këtij viti

Këtë të mërkurë, ka filluar realizimi i projektit të kanalizimit në rrugën “Isa Boletini” në Ferizaj.

Për të parë punimet nga afër në këtë rrugë doli edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi. Ai tha se ky projekt ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e kësaj pjesë të qytetit.

“Këtu ka fillua të ndërtohet kanalizimi për një pjesë të lagjes në rrugën “Isa Boletini” për arsye se këta nuk kanë pasur kanalizim dhe nuk kanë pasur rënie në atë pjesën kah rruga e tyre, dhe jemi detyruar që të bëjmë kyçje në rrugën Xhevë Lladrovci”, ka thënë drejtori Ilazi.

U bë e ditur se gjatësia e këtij kanalizimi është rreth 400 metra dhe komunës i ka kushtuar 15 mijë euro.  U tha se tash për tash po punohet edhe në kanalizimin në fshatin Mirash, në rrugën “Enver Hadri”, në Talinovc të Jerlive, ndërkaq shumë shpejt pritet të fillojnë punimet edhe në projektet tjera të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …