Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. Drejtori i kësaj organizate Jahir Bejta, tha se tash e sa vjet gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente. Por që sipas tij, kjo nuk qëndron, ngase krimet e kryera gjatë luftës së fundit kanë ndodhur në territorin e Kosovës. “Sot për herë të nëntë jemi dukeni dorëzuar dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme”. “I kisha pyetur pretendentët për kryetar të shtetit dhe kryeministër i preferoj që krimet e luftës t’i përfshijnë në programet e tyre politike. Deri me tani kemi dorëzuar 120 dosje, ndërsa gjatë ditës së sotme vetëm tre”, ka theksuar Bejta. Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të dorëzojnë dosje derisa të marrin një përgjigje pozitive.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …