Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Deri në fund të javës do të kryhet plotësisht disbursimin e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se deri në fund të javës do të kryhet plotësisht disbursimin e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerë. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se dyfishimi i subvencioneve në bujqësi është në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike. “Faktet, fakte! Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje. Për punë ja ku jemi!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …