Arbana Delia

Arbana Delia: Oxhaku i vjetër po nxjerr tym të ri

Mbi trarët e çatisë

Vend zuri trishtimi

Shtëpia shurdh-memece u bë

Gjithçka humbi kuptimin

Ditën që, ti e shtrenjta ime

Humbe shikimin.

Përvajshëm rënkova

Në netët e gjata pa gjumë.

Ndërrimin e stinëve

Për dy vjet se pashë

Përgjithmonë dielli perëndoi për mua

Vetes kushedi sa herë i thashë .

Lotova në heshtje e qaja me zë t’mekur.

 

Dhimbja ishte e madhe

Klithjet ia dëgjoja shpirtit,

teksa nëna përvajshëm lutej çdo natë.

“O Zot i mëshirshëm ki mëshirë për mua,

Rikthema shikimin

Gjë tjetër nuk dua!”

Le ti shoh në sfida e suksese fëmijët e mi

Le të shikoj si rriten nipërit dhe mbesat

Le të lexoj dhe njëherë libra, revista dhe gazeta!

Dhe ja sot Zoti bëri mrekulli

Riktheu shikimin në sytë e nënës

Zemrën dhe shpirtin tim e mbushi me lumturi.

Nga trarët e çatisë hoqi trishtimin

Dhe shtëpisë i riktheu gëzimin.

Nëna gatoi bukën, ndezi zjarrin përsëri, e mbi oxhakun e vjetër nxori tym të ri.

Në horizont diellin buzagaz sikur e pashë

Ngazëllyer lajmin për nanushen;

motrave, vëllezërve dhe të dashurve ua thashë.

Sot dhe buka  shije të veçantë paska

Dhe dora e nënës pleqëri nuk paska.

Na gatoi bukën bash si dikur

Rreth tryezës sërish bashkë na mblodhi.

Përmallshëm po na shikon të gjithëve me radhë

Nuk do t’ia di, a kemi thinja në flokë a rrudha në ballë,

Sepse në çdo kohë ne mbetemi fëmijët e saj.

Flakadan shpirti në dashurinë e pashuar, sot e gjithmonë, për ne mbetet nëna e bekuar.

Duart lart nga qielli

Me plot përgjërim

Zot i madh, sytë e nënës mbushi me dritë për aq ditë sa jetë i ke fal.

Dëshpërimin tim thërmoje në mijëra pjesë.

Tek ti le të rrije varur e imja shpresë,

Çdo deje e trupit tim

Mijëra falënderime ka për ty o i Madhi Zot!

Për Ty, që dëshpërimit mi dhe fund në çastin kur gati po harroja se kush isha unë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …