leoni

KOMUNA E JUNIKUT PAJISET ME TRAKTOR PËR PASTRIMIN E DËBORES DHE FSHIRJEN E RRUGËVE NË KUADER TË PROGRAMIT TË GIZ “MJEDISË I PASTËR”

Komuna e Junikut si pasoj e përformancës së mirë në kuadër të projektit „Shërbime të Qëndrueshme Komunale“, GIZ në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në raundin e parë të Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër është shpërblyer duke qenë përfituese e fondit në vlerë Euro 45,848 euro. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi,mirëpriti përfaqësueset nga GIZ-i, ku edhe u bë dorëzim-pranimi i traktorit për pastrimin e dëborës dhe fshirjes së rrugëve, kryetari Kuçi i falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që GIZ-i i ofron komunës së Junikut si përmes granteve apo asistimeve në hartimin e politikave komunale dhe i përgëzoj për konkurrencën e shëndosh që ka instaluar, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve lokale dhe ngritjen e përformancës komunale për ambient të shëndosh e ekologjik. Iu rikujtojmë që komuna e Junikut sipas vlerësimit nga GIZ, që nga viti 2018 ka zero deponi ilegale si rezultat i angazhimit për Junikun e pastër dhe ekologjik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …