Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se gara në këto zgjedhje është midis të njohurës dhe të panjohurës. Si e njohur, Ai i është referuar Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilën tha se është partia që ka ndërtuar shtetin dhe që garanton shtetësinë, stabilitetin dhe sigurinë për qytetarët. Në anën tjetër, si e panjohur i është referuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se është gabim nëse qytetarët vendosin që ta provojnë një të keqe të tillë. Krasniqi tha se Vetëvendosja është parti e cila tenton ta marrë pushtetin për ta kthyer Kosovën në diktaturë dhe për ta zhbërë shtetin. Këtë, ai e quajti fyerje për qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …