Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës. Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se priten të bëhet pranimi i kontingjentit të tretë të pakove me fletëvotimeve nga dy posta. Ai ka thënë se vetëm me 6 shkurt dhe 8 shkurt është bërë pranimi i më shumë se 5 mijë pakove nga diaspora me fletëvotime. Ndërkohë, përfaqësuesin i Vetëvendosjes në KQZ, Alim Rama tha se video-mesazhi për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, nuk duhet të bëhet nga një person që e ka humbur “kredibilitetin dhe që e konsideron veten person të urryer”. Ndërkohë, Sami kurteshi i Vetëvendosjes ka thënë se mbledhja është mbyllur në mënyrë qyqare. Ti vet ke deklaruar që je personi më i urryer”, ka thënë Kurteshi, duke shkëputur nga kontesti një fjali të zonjës Daka e cila e mllefosur kishte shprehur shqetësimin e saj ndaj sulmeve të vazhdueshme të këtyre dy zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …