Kryetari i Nismës Socialdemokrate , Fatmir Limaj është pritur në Runik të Skenderajt nga qindra veteranë, të UÇK-së. Lajmin e ka bërë të ditur ish-komandanti asaj zone, veterani dhe invalidi i luftës, Musa Dervishaj përmes rrjetit social. Ai ka theksuar se është nderë të respektohen e vlerësohen luftëtarët e lirisë dhe e turpshme është që ata të injorohen. Dervishaj e ka vlerësuar lartë kontributin e bashkëluftëtarit të tij Fatmir Limaj gjatë luftës sidomos në sigurimin e rrugëve për transportimin e të plagosurve drejt Shqipërisë nga njësitet që i ka komanduar. “Është nderë të respektohen e turp të injorohen çlirimtarët! I plagosur në luftën që po na e shajnë sot, së bashku me shumë shokë për të arritur në spitalin ushtarak të Tiranës kaluam përmes njësiteve të Komandant “ÇELIKUT”! Një argat ia kishim borxh Fatmir Limajt prandaj e pritëm ashtu si na ka hije në RUNIK”, ka shkruar luftëtari i lirisë, Musa Dervishaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …