Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja është subjekti i vetëm që e ka të qartë se si do të qeverisë me vendin. Hoxhaj, rithekson se prioritetet kryesore të PDK-së janë zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi, shteti ligjor dhe politikat e jashtme. “Në krahasim me çdo subjekt tjetër politik, Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me një program të qartë dhe programi ynë është i matshëm, është konkret, dhe është i zbatueshëm dhe për shkak të këtij programi, por edhe për mënyrën se si jemi sjellë në opozitë gjatë vitit 2020, unë mendoj se në këto zgjedhje i vetmi subjekt që është ndryshimi jemi ne, ndryshimi edhe programor, por edhe çka do të bëjmë menjëherë pas 15 shkurtit”, tha Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …