Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk bashkëpunojmë me parti të dhunës siç është Vetëvendosje që po i rrahë qytetarët

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ngase zyrtarët e kësaj partie po i dhunojnë edhe fizikisht qytetarët. Gjatë prezantimit të programit të Rimëkëmbjes, ai deklaroi se partia e Kurtit aktualisht udhëheqë me dy komuna dhe kryetarët e tyre po i rrahin edhe fizikisht qytetarët e tyre. “Vetëm javën e fundit ju e keni parë Agim Bahtirin dhe Shpejtim Bulliqin duke i rrahë fizikisht qytetarët e komunave që i përfaqësojnë. Nuk ka mundësi me pas bashkëpunim me një parti të dhunës. Ata e kanë gabuar profesionin”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …