Avdullah Hoti: Kur shteti i Kosovës negocionte në Vjenë për pavarësinë e vendit, Vetëvendosja organizonte protesta të dhunshme

Avdullah Hoti: Kur shteti i Kosovës negocionte në Vjenë për pavarësinë e vendit, Vetëvendosja organizonte protesta të dhunshme

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se kur shteti i Kosovës negocionte në Vjenë për pavarësinë e vendit, partia e shiritave të kuq, organizonte protesta të dhunshme, ku vriteshin qytetarë të pafajshëm. “Fajtorë për vrasjen e tyre janë ‘partia e shiritave të kuq’, pasi që i kanë manipuluar qytetarët. Kosova u bë shtet, ndërsa qytetarët e pafajshëm e pësuan me jetë. Kjo është një arsye tjetër pse ata sot, po e fshijnë dhe fshehin biografinë e tyre, ata ishin edhe kundër marrëveshjes së Rambujesë, e cila i solli bombardimet e NATO-s dhe lirinë e Kosovës. Ata ishin kundër bisedimeve të Vjenës prej nga erdhi pavarësia e Kosovës. Ata ishin e janë edhe sot në anën e kundërt të historisë. Ata kanë përdorur dhunë kundër ambasadores amerikane, dhe kurrë nuk u distancuan nga dhuna dhe as nuk kërkuan. Sipas Hotit, gjatë 50 ditëve në qeverisje, ata ofenduan zyrtarët më të lartë amerikanë, i quajtën proserbë dhe prorusë, ndërsa Shtëpinë e Bardhë, prej ku u komanduan forcat që çliruan Kosovën, ata e quajtën herë “shtëpi e verdhë”, e herë e quanin “shtëpi të kuqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …