KOMUNA E JUNIKUT SI PASOJË E TË RESHURAVE TË VAZHDUESHME PO BALLAFAQOHET ME DËME TË MËDHA MATERIALE NË INFRASTRUKTUR

Komuna e Junikut tashmë tri javë po përballet me të reshura të vazhdueshme të shiut, ku si rezultat i të reshurave ka pësuar dëme në infrastrukturë dhe rrëshqitje të mëdha të dheut. Ekipet emergjente së bashku me kompanitë lokale kanë dalë në terren për të evituar rreziqet dhe lokalizuar dëmet, gjendja është e menaxhueshme dhe nuk ka hapësirë për panik, mirëpo luten qytetarët për kujdes. Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve ka dal në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmet e shkaktuara, ku edhe do i drejtohen Qeverisë për përkrahje. Lusim qytetarët për kujdes dhe që të mos frekuentojnë zona me rrezik potencial dhe assesi të mos lejojnë daljen e fëmijëve pa përcjellje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …