Shumica e vendeve në Europë janë ende të pambrojtura ndaj pandemisë së Covid-19, edhe pse vaksinat ofrojnë shpresë, paralajmëroi kreu i Zyrës Europiane të OBSH-së, Hans Kluge. “Ndërsa ngarkesa e rasteve dhe numri i vdekjeve ka rënë në javët e fundit, shifrat janë shumë të larta”, tha ai. “Ekziston një vijë e hollë midis shpresës për një vaksinë dhe idesë së rreme të sigurisë”, theksoi zyrtari i OBSH-së. Kluge shhtoi se vendet duhet të realizojnë një vëzhgim të shpejtë të shpërthimeve dhe përhapjes në komunitet të varianteve të viruseve që janë më të transmetueshme, duke iu referuar varianteve të zbuluara fillimisht në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …