Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-kryetarit, Hashim Thaçi thotë Rexhep Selimi si duket nuk po i mungon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai madje thotë se liderit të kësaj partie, Albin Kurtit me gjasë më shumë po i mung Hashim Thaçi se sa Rexhep Selimi, pasi këtë të fundit nuk e ka kujtuar aq sa e ka kujtuar deri tash Thaçin. “Hashim Thaçi e Kadri Veseli po u mungojnë të gjithëve në PDK. Kandidati për kryeministër. Enver Hoxhaj, gjithkah po flet për mungesën e tyre. Rexhep Selimi si duket nuk po i mungon askujt në Vetëvendosje. Deri më tash, Albin Kurti asnjëherë nuk e ka përmendur. Edhe Kurtit me gjasë po i mungon më shumë Hashim Thaçi. Do ta mirëkuptonim sikur ta kishte përmendur Rexhep Selimin, aq herë sa e ka përmendur Hashim Thaçin”, ka shkruar Behramaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …