Komuna e Deçanit nënshkruan pesë marrëveshje të mirëkuptimit më MEA-s

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit Muharrem Nitaj dhe sekretarin e përgjithshëm Fatos Qerimaj. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj e njoftoi Ministri Nitaj me zhvillimet në komunën e Deçanit dhe projektet të cilat po i sjellin ndryshim në infrastrukturë dhe Zhvillim të Turizmit komunës së Deçanit e të cilat i kanë munguar. Ata bushakë kanë nënshkruar pesë marrëveshje të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për realizimin e projekteve (të natyrës së infrastrukturës ujore, impiantit të ujërave të zeza dhe ndërtimit të objektit të higjienës), të financuara nga MEA-s, për Komunën e Deçanit.

Projektet përfshinë:

Ndërtimi i Pendës për ujitje në fshatin Vranoc, Deçan

Ndërtimi i objektit të higjienës në Deçan

Kanalizimi i ujërave të zeza për 18 fshatra të Komunës së Deçanit

Ndërtimi i shtratit të lumit në Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj – Deçan dhe Rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardh në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …