Studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Kosova Lindore dhe Mali i Zi janë liruar nga pagesa e semestrit veror. Kështu ka marrë vendim qeveria në detyrë e Kosovës, për të cilin vendim ka njoftuar ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami. “Kemi liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …