Ka përfunduar fushata dhjetë ditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Partitë politike për 10 ditë patën mundësinë që të shpalosin ofertat e tyre qeverisëse, ndërsa tani mbetet në vullnetin e qytetarëve që të votojnë për partitë që ata mendojnë që i përfaqëojnë interesat e tyre. Kujtojmë se të shtunën është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielnë në orën 07:00 të mëngjesit do të hapen kutitë e votimit. Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …