Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se do të heqë statusin ndaj rebelëve huthi si organizatë e huaj terroriste dhe grup terrorist global. Ky vendim – që do të nisë së zbatuari më 16 shkurt – përmbys vendimin e administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump për këtë këtë grup. Vendimi ri synon të lehtësojë krizën më të rëndë humanitare në gjithë botën dhe të rrisë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës civile në Jemen. “Ky vendim ka të bëjë me njohjen e situatës së rëndë humanitare në Jemen”, ka thënë Blinken përmes një deklarate.
Jemeni është përfshirë në luftë civile nga viti 2015. Si pasojë e këtij konflikti kanë vdekur më shumë se 100,000 persona, është shkatërruar infrastruktura e shtetit, dhe është krijuar kriza më e keqe humanitare.